Gazment Bardhi nuk humb kohë, mbledh deputetët e PD të ndalin Bashën 

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi njoftoi se do mbledhë të hënën në orën 13.00 deputetët mbi qendrimin politik ndaj zgjedhjeve në PD-në zyrtare. 

Mësohet se Bardhi do kërkojë mbështetjen e grupit për të mbledhur Këshillin Kombëtar të PD me synimin e ndalimit të zgjedhjeve për kryetar të PD më 29 korrik.

Përmes statutit, Bardhi do synojë të mbledhë mbi 300 anëtarë të Këshillit për të ndalur rikthimin e Bashës në krye të PD.