Gazment Bardhi mbledh online Këshillin Kombëtar, i vendosur të ndalë Bashën në PD

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi ka thirrur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të enjten, për të pezulluar zgjedhjet brenda partisë për kryetarin e PD.

Bardhi ka vendosur pas kësaj të thërrasë mbledhjen bazuar në kompetencat që i njeh Statuti, që kur partia është pa kryetar, Statuti parashikon që është Sekretari i Përgjithshëm ai që ka të drejtën të thërrasë mbledhjen e Këshillit Kombëtar.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar parashikohet të zhvillohet online dhe për organizimin e saj Sekretari i Përgjithshëm ka ngarkuar Sekretariatin e Këshillit Kombëtar.

Ajo do të mbahet në datët 27 Korrik 2023, ora 19.00.

Kujtojmë se dje Kryesia me firmat e mbështetësve të Bashës i hoqi Bardhit të drejtën për të përdorur vulën e PD.