Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, ka bojkotuar mbledhjen e Kryesisë të thirrur nga 1/5 e anëtarëve të Partisë Demokratike zyrtare.
Deri më tani të pranishëm në mbledhje janë Arbi Agalliu, Kreshnik Collaku, Jemin Gjana, Fitim Zekthi, Gentian Gaba, Endri Hasa, Indrit Sefa, Roland Bejko, Taulant Zeneli e Gazment Koduzi. Bardhi ka kërkuar që të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së si i vetmi organ që do mund të zgjidhte Kryetarin e ri të selisë blu.
Mbledhja e sotme e Kryesisë së PD-së është thirrur me qëllim shqyrtimin e çështjeve:
1- Miratimin e grupeve të punës për mbikqyrjen e procesit të evidentimit të listave të anëtarësisë në Degët e PDSH;
2- Miratimin e rregullores së brendshme “Mbi modalitetet e procesit zgjedhor për Kryetar të Partisë Demokratike”:
3- Plotësimin e vakancave dhe emërimin e anëtarëve të Komisionit Zgjedhor;
4- Diskutim mbi propozimet e Sekretarit të Përgjithshëm.