Shkrimtari i njohur shqiptar, Gazmend Kapllani vjen në Tiranë në një aktivitet ndryshe për lexuesit dhe ndjekësit e tij. Instituti Italian i Kulturës, nën moderimin e Fabio Rocchi, do të zhvillojë një bisedë të hapur me shkrimtarin shqiptar të njohur ndërkombëtar mbi librat dhe botimet e tij. Të hënën, pasditë, në orën 18.00, tek House of Europe, Kapllani do rrëfejë krijimtarinë e tij, e cila është më tepër e njohur jashtë vendit. “Bashkë me Z. Fabio Rocchi do bashkëbisedojmë për artin e shkrimit dhe udhëtimit, identitetin, emigracionin, totalitarizmin, kujtesën dhe harresën – (por ndoshta flas pak edhe për Shqiperine e sotme përderisa kam tre vjet që studjoj me hollesi një rast shumë personal në Ksamil, i cili dikur do bëhet edhe libër)”, njoftoi Kapllani.
Gazmend Kapllani jeton aktualisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është drejtor i katedrës së Albanologjisë Hidai “Eddie” Bregu në Universitetin DePaul në Chicago (katedra e parë e Albanologjisë në historinë e Akademisë në SHBA). Librat e tij më të njohur e të përkëthyer ne disa gjuhë janë; Ditar i Shkurtet Kufijsh ( Nerajda), Faqja e Fundit (Albas) dhe i keqi i Vetes (Albas).
