Katër kryebashkiakë të majtë do të lënë mandatin e tyre për të garuar për deputetë. Kështu është shprehur gazetarja Esiona Konomi, e cila ka thënë se Tërmet Peçi i Tepelenës, Majlinda Bufi e Rroskovecit, Ervin Demo i Beratit dhe Agron Malaj, kryebashkiak në Mat, do të lënë detyrën e tyre për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve parlamentare.
“Katër kryetar bashkie do të lënë mandatin për të garuar për deputetë, ata janë kryetari i bashkisë së Beratit, Matit, Tepelenës dhe Rroskovecit”, tha ajo dje në emisionin “Top Story”.
Kujtojmë se më datë 12 Mars është afati i fundit për dorëzimin e listave me kandidatët për deputetë në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Ndërkohë sot kryeministri Edi Rama do të mbledhë qeverinë dhe kryesinë e PS ku ne fokus do të jenë zgjedhjet e 11 Majit.
Sa i takon PD, e cila është në koalicion me 25 parti të tjera, 8 emra në listën e saj të sigurt do të jenë për aleatët, ku Partia e Lirisë do te ketë 4, PDIU 1, PDBNJ 1 dhe PR 1.