Gazetarja zbulon emërimet e Ergys Agasit në Durrës, Ahmetaj e cilësoi ndërmjetësin e mafias me Ramën

Emri i Ergys Agasit doli papritur në videon e publikuar nga RAI 3, ku ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj e cilësonte si ndërmjetësuesin e mafias me kryeministrin Edi Rama.

Djali i ish-deputetit socialist Bardhyl Agasi u fut në skenën politike nga Ilir Meta, duke u emëruar kreu i Inspektoratit të Mjedisit, në kohën kur Ministër i Mjedisit ishte Lefter Koka, por më pas kaloi me Partinë Socialiste, teksa sipas dëshmisë së Ahmetajt, është bërë një njeri shumë i afëërt me Ramën.

Ndërkohë, gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar disa nga emërimet që Ergys Agasi ka bërë në Durrës, në disa nga drejtoritë më të rëndësishme të qarkut.

Sipas saj, ai ka emëruar Gerti Hoxhën, djalin e hallës së tij si Drejtor rajonal i OSHEE-së për Qarkun Durrës. Gjithashtu edhe djali i xhaxhait të tij, Arsen Agasi, është emëruar si shef i AKU për Portin e Durrësit.

Kunati i tij, Klesti Cela, është Drejtor i ASHK Tirana Rurale, ndërsa Xheni Beqaj, është emëruar në postin e Drejtorit të Targave dhe Patentave.

Lexo edhe: “Ndërmjetës i kryeministrit me mafian!” Kush është Ergys Agasi që akuzon Ahmetaj, njeriu i Ilir Metës që kaloi me pushtetin e Ramës

Postimi i plotë i Klodiana Lalës:

Emerimet e Ergys Agasit ne Durres:

Xheni Beqaj (kunati i Fatmir Troplinit) – Drejtor i Targave dhe Patentave;

Gerti Hoxha (djali i halles se Ergys Agasit)-

Drejtor rajonal i OSHEE-se per Qarkun Durres

Arsen Agasi (djali i xhaxhait te Ergys Agasit) shef i AKU per Portin;

Klesti Cela, kunati i Agasit – Drejtor ASHK Tirana Rurale

Lista eshte me e gjate do ta perditesoj pasi te bej verefikimet

ps. Statusin e bindur qe sdo e shperndaje askush, sepse dhe statusin e pare pasi e hodhen portale te ndryshme e fshine me pas

Naten e mire miq

Nje Gjush i 339 bie, mijera ngrihen!