Gazetarja italiane shkon në Gjadër: Ish zona ushtarake është një hangar, për këtë do t’i paguajmë Shqipërisë miliona euro

Një reportere italiane e LA7_tv ka marrë pamje nga ish baza ushtarake në Gjadër, ku sipas marrëveshjes Rama-Meloni do të strehohen emigrantët që do të sillen nga Italia.

Në kapanonët ku do të qëndrojnë emigrantët, sipas gazetares tani s’ka asgjë dhe sot përdoren si hangar. Gazetarja ironizon duke thënë se për këtë vend të zgjedhur Italia do të paguajë 16.5 mln euro si fillim.

“Sapo hymë në ish-bazën ushtarake të Gjadrit këtu në Shqipëri. Për momentin, ky është vendi i zgjedhur për të sjellë emigrantët që mbërrijnë në Itali dhe sillen këtu në vendin fqinjë përtej Adriatikut, në bazën për të cilën është rënë dakord mes kryeministres Giorgia Meloni dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Këta janë kapanonët që do të mirëpresin emigrantët. Normalisht do të restaurohen. Praktikisht, jemi në mes të hiçit. Është vetëm kjo ish-bazë ushtarake. Aktualisht përdoret si një hangar. Kjo është zona që do mirëpresë emigrantët. Kostoja që do të paguajë Italia është 16.500.000 euro në vitin e parë dhe për 5 vjet 85 milionë, plus një kapar prej 100 milionësh. Këta janë personat që kanë ardhur për të protestuar kundër marrëveshjes’ shpret në video reporterja e la7_tv.