Gazetarja e CNN mbështet protestën në Tiranë: Dita e 100-të e Revolucionit të Flamingove

Gazetarja e CNN, Isa Soares, ka shprehur sërish mbështetjen e saj për protestën e qytetarëve shqiptarë, e cila ka hyrë sot në ditën e 101.

Me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Soares ka shkruar: “Dita e 100-të e Revolucionit të Flamingove”, duke e shoqëruar postimin me një fotografi të saj.

Gazetarja ka shprehur edhe më herët mbështetjen për protestën, e cila ka nisur që prej 31 Majit, me kërkesë kryesore, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në postimin e saj në 24 qeshor,  ajo ndau disa mesazhe të dërguara nga protestues shqiptarë, ku shprehin pakënaqësitë ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisjes së tij.

Në një postim në Instagram, gazetarja shpjegonte se kishte marrë dhjetëra mesazhe nga pjesëmarrës në protesta dhe se, me lejen e tyre, do të ndante disa nga përvojat e tyre, duke ruajtur anonimitetin për të mbrojtur privatësinë e tyre.