Gazetari Sokol Balla del nga SPAK pas 3 orësh, u thirr nga prokurori që po heton Belinda Ballukun

Gazetari Sokol Balla është paraqitur ditën e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Ai është marrë në pyetje për 3 orë, teksa pasi ka dalë nga SPAK, nuk i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Burime bëjnë me dije se gazetari është thirrur nga prokurori Dritan Prençi, i cili po heton ish-bashkëshorten e tij, Belinda Ballukun.

Hetimet e SPAK janë thelluar edhe më shumë për zv.kryeministren e pezulluar, ndaj të cilës ka nisur edhe hetimi pasuror, ndërkohë që në Kuvend po mbahet edhe mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për arrestimin e saj.