Gazetari Enton Abilekaj ka dalë kundër mënyrës se si veproi opozita për të negociuar një marrëveshje me mazhorancën për rikthimin e normalitetit në Parlament.
Në një postim në rrjetet sociale, ai akuzon Rithemelimin dhe grupin e Gazment Bardhit se e mbyllën revolucionin duke fituar vetëm zemrën e Ramës, dhe duke i harruar Komisionet Hetimore apo ligjet anti-opozitare të miratuara nga kjo mazhorancë.
Sipas tij, problemi i vetëm i kësaj pjese të PD ka qenë të ishin të preferuarit e Ramës, duke fituar kështu luftën e brendshme me Lulzim Bashën.
Abilekaj shkruan se do të duhet të pritet edhe pak kohë që të rrëzohet Rama nga pushteti, pasi kjo opozitë tahmë do të ulet vetëm për të bërë fasadën e Parlamentit.
Postimi i Enton Abilekaj:
D.m.th. problemi nuk ka qene te hetimi i Edi Rames, problemi ka qene qe Edi Rama preferonte Bashen para Berishes dhe Alibeajn para Bardhit.
Pasi fituan zemren e Edi Rames, i harruan edhe komisionet hetimore edhe ligjet antiopozitare dhe u ulen per te bere fasaden e parlamentit demokratik. Me kaq revolucioni mbyllet! Nuk pati qeveri teknike, nuk u rrezua Rama, por u rrezua Luli.
Kush ka ne plan te rrezoje Ramen, duhet te prese edhe pak.