Ngrirja e fondeve të USAID-it, ka prekur tanimë edhe Shqipërinë pas një vendimi të presidentit amerikan, Donald Trump.
Ndërkohë gazetari Andi Tela, i ftuar dje në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN ka treguar se si janë shpërdoruar fondet e USAID në Shqipëri.
Gazetari ka thënë se USAID ka investuar në organizata jo qeveritare, por këto të fundit i kanë harxhuara paratë nëpër restorante.
“Ngjarja që po trondit botën, është mënyra se si Trump dhe Elon Musk po sillen me USAID. USAID financon gati 30 mld euro në botë. Rubio ka marrë rolin e administratorit tani. Pra Sekretari i Jashtëm ka marrë pozitën e administratorit dhe ia ka deleguar një personi tjetër dhe bëhet fjalë për bllokimin e 30 mld euro që investohet cdo vit nga kjo agjensi.
Një pikë e këtij investimi është edhe në Shqipëri, ka patur fonde që ka financuar reformën në drejtësi, SPAK, por mbi të gjitha ka investuar te OJQ, që kanë folur për demokraci të kulluar, dhe vetëm para të harxhuara restoranteve, konferencave. Para që në vitet e para, janë përdorur në mënyrë të drejtë dhe me kalimin e viteve janë kthyer në para që shtyjnë ditët kot dhe harxhojnë para nëpër restorante.
SPAK nuk ka nevojë për investim, ka paratë e veta, rrogat e veta. Te pjesa politike, nuk zgjidhet sot për nesër”- tha Tela.