“Rivali” i Lulzim Bashës për kreun e PD, Gjergj Hani është shprehur se ka vendosur të kandidojë për kryetar partie pasi “e sheh PD në gjendje dëshpëruese”.
I ftuar në News24 Hani tha se kundërshtari i tij është i prirur të bëjë marrëveshje që janë mbi interesat në përgjithësi.
“Vendosa të kandidoj pasi PD është në gjendje dëshpëruese. Nuk do mjaftonte vetëm këndvështrimi i Bashës për rindërtimin e partisë. Nga ai nuk shoh një platformë të qartë për ndarjen me të shkuarën. Prisja një qasje tjetër me demokratët.
Qëndrimi i Bashës më duket më shumë social-demokrat, që është i prirur të bëjë marrëveshje në përgjithësi për interesat”, tha Gjergj Hani.