Gara për kreun e BKH-së, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit fizik

Në fazën e dytë të kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë kualifikuar vetëm 7 nga 13 kandidatë, që shprehën interes të garonin.

Komisioni i Posaçëm në SPAK ka vendosur që faza e tretë e testimit, që janë provat fizike, të zhvillohet më 11 korrik 2025.

Procesi do të monitorohet nga një prej prokurorëve të SPAK dhe përfaqësues të Universitetit të Sporteve.

Ndër ushtrimet që do të kryejnë kandidatët janë: vrapimi, pompat, ushtrime të ndryshme fizike. Testimi do të mbahet në ambientet stërvitore të repartit RENEA.

Kandidatët në garë për kreun e BKH-së:

  • Andi Pogaçe
  • Artur Beu
  • Elton Kërluku
  • Gentian Ndoi
  • Gentjan Shehaj
  • Gledis Nano
  • Joni Keta

Drejtueses aktuale të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, i përfundon mandati më 21 gusht 2025.

Mes kandidatëve që garojnë për postin e BKH-së është dhe Gledis Nano, ish-drejtori i Policisë së Shtetit.