Pas largimit nga posti i Ministres, Frida Krifca, ish-Ministrja e Bujqësisë, duket se është angazhuar sërish me një detyrë të rëndësishme.
Burime për “News 24″ kanë konfirmuar se ajo tashmë është vendosur në një zyrë të ngjashme me ato që kanë këshilltarët e Kryeministrit, në katin e tretë të Kryeministrisë.
Megjithatë, burimet nuk e specifikuan se çfarë pozicioni ka aktualisht ish-Ministrja, e cila u shkarkua pas skandalit të shpërdorimit të fondeve të BE për bujqësinë.
Për këtë ngjarje Frida Krifca po hetohet nga OLAF, zyra e posaçme e BE për korrupsionin, dhe njëkohësisht çështja e saj është në dosjet aktuale të prokurorëve të SPAK.