Fredi Beleri reagon nga qelia mbi publikimin e përgjimeve nga Media Ditari

Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri, ka reaguar në lidhje me përgjimet e publikuara nga Media Ditari, përgjime që tregojnë si ai dhe bashkëpunëtori i tij Pandeli Kokaveshi blinin votat para zgjedhjeve.

Ai pretendon se këto publikime po bëhen me qëllim ndikimin në Gjykatën e Posaçme, e cila pritet të japë vendimin për çështjen e tij.

Media Ditari po e publikon të plotë reagimin e zotit Beleri, bashkë edhe me një përgjigje mbi këtë reagim.
Reagimi i plotë i z. Fredi Beleri

Sot jam unë, nesër mund të jesh ti!

Prej ditësh në portalin Ditar.al dhe prej tij në media te tjera elektronike, publikohen pjesë të montuara të akuzes dhe kerkeses per gjykim ndaj meje, ne menyre selektive. Qellimi eshte qe te dezinformoje opinionin publik, dhe te krijoje nje fryme presioni ndaj Gjykates qe do te gjykojë Kerkesën e SPAK-ut per dergimin e ceshtjes ne gjyq. Meqënëse SPAK nuk e mbron dot sekretin hetimor në fundjavë se e ka pushim, ndihem i detyruar të kthej një përgjigje.

Vazhdimisht para seancave gjyqesore të kërkesave të mia, nga portale, media dhe gazetare të caktuar te lidhur me pushtetin dhe qellime te paligjshme, shpifet, krijohen rrethana të paqena, sulmohem, në mënyrë që të ndikojnë te Gjykata e te ushtrojne presion me parimin “shpif shpif se diçka do mbetet”.

Vazhdimisht kam ndjekur rrugën ligjore, duke ju drejtuar AMA-s qe te monitorojë dhe vezhgojë këto media dhe gazetarë të caktuar qe sulmojne, shpifin dhe denigrojnë me regji personin tim për të ndikuar ne sistemin e Drejtesise.

I bej thirrje AMA-s qe mos t`i neglizhoje, si në të kaluarën, këto media e gazetare, që nxisinurrejtje, dezinformojnë opinionin publik, nxisin intolerance deri dhe në kryerjen e veprimeve te paligjshme ndaj meje.

Do ta ndaj dhe me institucione nderkombëtare korrepondencen qe kam pasur vazhdimisht me AMA. Eshte koha qe AMA ne baze te ligjit te frenoje sulmet, ndikimet ne Drejtesi dhe intolerancen qe nxisin këto media/portale ndaj meje.

N.q.se portali Ditar.al do t`i sherbeje interesit  publik, i bej thirrje qe te publikoje videot e audiot qe gjenden ne dosje, te plota pa zgjedhur pjesë që nuk kanë lidhje me çështjen (meqenëse paska akses ne SPAK a Gjykate në kundërshtim me ligjin) pasi unë, i interesuari i drejtëpëdrejtë dhe mbrojtja ime nuk kemi të drejtë të publikojmë asnjë pjesë të dosjes dhe nuk mbrohemi dot ndaj shpifjes. Formë e ndikimit ne Drejtesi eshte dhe nxitja e urrejtjes, krijimi i nje vale dezinformimi, krijimi i situtave dhe rrethanave qe nuk kanë ekzistuar, vendosja e fjaleve qe nuk i kam thënë, në gojën time apo kryerja e veprimeve qe si kam bere.

Nga pozita ku ndodhem, sulmohem, shantazhohem hapur, duke shkelur e pa pasur frike nga ligji, nga media dhe portale te lidhur me pushtetin dhe krimin, e lus publikisht SPAK, qe te hetoje dhe teushtrojendjekjenpenale(sic berimemua) edhendajportalitDitar.aldhekrijuesittetijZ.Erald Kapri. Ku e gjeten kerkesen per gjykim që SPAK ka ndertuar, për të cilën ligji parashikon gjykim me dyer të mbyllura, pra pa praninë e gazetarëve duke ndaluar publikimin e saj? Pse publikojne vetem disa pjese te akuzes, ne menyre selektive dhe te rreme? Kush ja dha, dhe kush urdheroi publikimin këto dite para gjykimit?

N.q.se do të hetohet me seriozitet dhe vendosmeri nga SPAK ky kallëzim dhe thirrje publike, do te mund te frenohen veprimet me regji te këtyre portal/gazetareve qe shperthejne si me dore kur kane nje mision ….sherbimin ndaj pushtetit dhe krimit për të ndikuar ne Drejtesi

Përgjigje e Media Ditarit

Media Ditari, që prej krijimit të saj, ka pasur si qëllim madhor t’i shërbejë interesit publik dhe i ka qendruar këtij parimi, me transparencë të plotë. 

Publikimi i të dhënave nga dosja hetimore ndaj z. Fredi Beleri, në një kohë kur hetimi ndaj tij ka përfunduar, përbën interes të madh publik, përderisa një kryebashkiak i zgjedhur ndodhet nën akuzë nga organet ligjzbatuese. 

Kësisoj, Media Ditari, në asnjë formë apo rrethanë nuk ka keqinterpretuar apo keqpërdorur materialin e siguruar nga burim i besueshëm që mund të jetë secila palë në këtë proces, dhe për më tepër kur çështja ndodhet në Gjykatë e cila ka informacion të hapur. 

Media Ditari ka publikuar vetëm pjesën thelbësore mbi të cilën ngrihet akuza, duke ruajtur strikt dhe me integritet çdo person apo të dhënë personale. 

Për më tej, ne jemi të hapur ndaj çdo qendrimi dhe po e botojmë të plotë reagimin nga qelia të z. Beleri, me gjithë akuzat e tij ndaj medias së pavarur.