Franca ndalon veshjet islame të studenteve: Janë forcë zakoni, shkolla, tempull laiciteti

Ministri i Arsimit Kombëtar francez, Gabriel Attal, njoftoi dje se me vitin e ri shkollor do të ndalohet që në shkollat publike të mbahet “abaya”, një veshje popullore kjo për gratë që u mbulon atyre gjithë trupin.

Zëdhënësi i qeverisë, Olivier Véran tha për mediat sot se mbajta e veshjes është “qartësisht” një zakon fetar dhe se shkolla “është tempulli i laicizmit”.

Përhapja e “abaya” në hapësirat publike deri më tani është “toleruar”.

“Nuk do të jetë më e mundur të vishni abaya në shkollë – njoftoi dje ministri Attal në TV – ne duam t’i japim rregulla të qarta në nivel kombëtar për drejtuesit e shkollave”.

Kritikat fillestare erdhen nga e majta, te cilet e konsideruan këtë një dispozitë “jokushtetuese”.