Kanë dalë pamjet e para nga seanca ndaj Vangjush Dakos i cili pret vendimin pas arrestimit të dy ditëve më parë. Në foton e siguruar nga Media Ditar, Dako dhe ish-zyrtarët e tjerë të arrestuar shfaqen të gjithë pas kafazit prej xhami, në pritje të caktimit të masës së sigurisë.
Seanca nisi prej orës 10:00, në Gjykatën e Posaçme ku fillimisht u paraqit avokati i Dakos e më pas vetë ai. Ish kryebashkiaku mbërriti me furgonin e Policisë, i cili e mori nga ambientet e burgut të sigurisë së lartë “313”.
Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe bashkëpunëtorët e tij në bashki akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në dy raste: Për katet shtesë të një pallati i cili u dëmtua rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit dhe për abuzim me fondet e një tenderi.