Shqipëria do të ndeshet sot në orën 21:00 me Spanjën, me fitoren si të vetmen alternativë për djemtë kuqezi.
Trajneri Sylvinho ka zgjedhur 11-shen titullare, ku për herë të parë ka lënë në stol Hysajn, ndërkohë që nuk ka sërish një fanellë titullari për Armando Brojën.
Në portë do të jetë sërish Thomas Strakosha, ndërkohë që mbrojtjes së formuar nga Gjimshiti, Ajeti dhe Mitaj i shtohet Ivan Balliu, që zëvendëson Hysajn në krahun e djathtë të prapavijës.
Në mesfushë konfirmohet sërish titullar Qazim Laçi, teksa përkrah tij janë të përhershmit Ylber Ramadani dhe Kristjan Asllani.
Sulmi do të udhëhiqet nga Manaj, që në krah të tij do të ketë Jasir Asanin dhe Nedim Bajramin. Nga ana tjetër, Spanja do të aktivizojë formacionin e dytë, me lojtarët që kanë luajtur më pak në këtë Europian.