“Foltorja” e PD para Kryeministrisë, rrugët ku do të bllokohet qarkullimi i mjeteve për 5 orë

Policia e Tiranës ka marrë disa masa në lidhje me protestën e PD, e cila do të zhvillohet pasditen e sotme para Kryeministrisë.

Policia njofton se nga ora 15:00 e deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të qarkullimit të automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si edhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të dinamikës së tubimit, mund të vendosen kufizime të përkohshme të qarkullimit edhe në akse të tjera rrugore, thotë policia e Tianës.

Për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve, Policia e Tiranës ka parashikuar devijimin e trafikut në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për drejtuesit e automjeteve të shmangin lëvizjen në akset që do të bllokohen dhe të përdorin itinerare alternative, në mënyrë që të mos pengohet lëvizja e lirë e pjesëmarrësve në tubim.