Arbnora Fejza Idrizi ka realizuar një mozaik mjaft të veçantë, me rastin e festave kombëtare të 28 dhe 29 nëntorit.
Artistja kosovare ka krijuar një mozaik të flamurit shqiptar, të përbërë nga 120 mijë origami. Mozaiku është realizuar në një sallë sporti në qytetin Skënderaj, në Kosovë dhe zë një sipërfaqe prej 1300 metra katrorë.
Me realizimin e këtij mozaiku, Arbnora synon të hyjë për herë të katërt në librin e rekordeve ‘Guinness’. Më parë ajo është përfshirë në librin e rekordeve ‘Guinness’ për tri vepra, mes tyre edhe mozaiku më i madh origami në botë, me flamurin e Kosovës.