Fitim Zekthi është një nga ata pak anëtarë të Kryesisë që vijojnë të mbëhstesin Lulzim Bashën. Por edhe pse në çdo deklaratë e ka mbrotjur kryetarin e ri të PD-së, Zekthi ka deklaruar se në zgjedhje ka votuar Gjergj Hanin, që mesa duket e ka parë si një figurë më bindëse se Bashën për të marrë kontrollin e PD-së së vulës.
Në një intervistë në News 24, Zekthi u shpreh i bindur se Lulzim Basha do të prodhojë opozitën alternative bashkë me ndihmën e ndërkombëtarëve dhe të SPAK.
“Vota ime ishte për Gjergj Hanin, por dihej që kështu do shkonte. I rëndësishëm ishte procesi, jo vetëm zgjedhjet. Rezultati për Bashën ishte i pritshëm. Në lidhje me procesin ishte i rregullt. Një parti politike duhet të ketë tre gjëra, nëse nuk ka njërën prej tyre është kot. Duhet të ketë kryetar, struktura, ideologji dhe synim politik. Nga marsi i vitit 2021 dhe deri tani nuk ka pasur një kryetar. PD nuk kishte hierarki, kryesia mezi funksiononte e ashtu edhe Këshilli. PD s’ka pasur synim, pasi ka qenë në luftë civile prej 1 viti e gjysmë.
Thelbi i krizës në Shqipëri është politika e cila e ka kthyer në një vend ku kudo e më pak sundon ligji. Sot politika është në gjendje më të keqe pasi politikanët e vjetër vegjetuan. Elita e vjetër politike, krimi i organizuar dhe biznesi klientelist janë tre elementet kryesore të kësaj gjendje politike.
Basha ka qenë pjesë e kësaj elite dhe qeverisë me këtë politikë. Ishte biri politik i babait të politikës. Në vitin 2021, Basha mori qëndrim tjetër. Në këtë moment doli jashtë elitës.
Fakti që kjo luftë totale, tregon se ka pushtet në media, në biznesin klientelist dhe në krimin e organizuar. Elita, biznesi dhe krimi I organizuar, kjo tiradë e di që rreziku është një parti opozitare në aleancë me BE-në.
Basha do prodhojë opozitën alternative, por në këtë regjim blihen votat. Presioni ndërkombëtar dhe reforma në drejtësi do e ndryshojë situatën. Përballë një regjimi nuk mund të fitojë dot, por pa një alternativë nuk kemi për çfarë të flasim. Pra, SPAK do bëjë gjënë e vetë dhe ndërkombëtarët do ndërhynë, në mënyrë që të bjerë elita”, u shpreh Zekthi.