Festa e Pavarësisë së Kosovës/ Rama niset drejt Prishtinës, takime me krerët e shtetit dhe leksion me studentët

Pas mbledhjes së grupit Parlamentar, kryeministri Edi Rama do të niset drejt Prishtinës, pasi nesër bëhen 18 vite vite nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës.

Në këtë vizitë zyrtare, Rama do të takohet me krerët e shtetit, duke nisur nga Presidentja Vjosa Osmani, te kryeministri Albin Kurti, i cili pak ditë më parë mori edhe mandatin si kreu i qeverisë.

Gjithashtu Rama do  të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si edhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”.

Njoftimi:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të zhvillojë një vizitë pune në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Kryeministri Rama do të takohet me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe më pas me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Kryeministri Rama do të marrë pjesë në promovimin e librit “Kur heshtja flet” të autorit Ahmet Shala, si edhe do të mbajë një leksion të hapur me të rinjtë e Universitetit “Hasan Prishtina” dhe nxënësit e gjimnazit “Sami Frashëri”