Fenomeni “Alma”, alarmi që duhet të zgjojë gjyqtarët për kriminelët që nuk pendohen

Alma Beqiri, grabitësja e rreth 3 milionë eurove nga kompania ADEx dhe bizneset bashkëpunuese, nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese përballë togave të zeza, madje është munduar të justifikohet duke akuzuar kompaninë që për vite me radhë i besoi klientelën.

Sipas saj, kjo histori është e stisur nga kompania ADEx, pasi shuma që ajo i detyrohet kësja kompanie ëhstë vetëm 200 mijë euro. “Jam debitore vetëm për 200 mijë euro kundrejt postës, ndërsa pjesa tjetër është farsë e ngritur nga subjekti”, mësohet të ketë thënë ajo në dëshminë e saj.

Pavarësisht pretendimeve të Alma Beqiri, policia ka zbuluar se shumat e përvetësuara ajo i ka investuar në pasuri të paluajtshme dhe biznese tregtare në emër të saj apo familjarëve. Edhe pse është përballur me faktet, sërish nuk ka patur asnjë pendesë nga ana e saj.

Por çfarë na tregon rasti i Alma Beqirit?

Mospendesa e shfaqur përballë togave të zeza, është një alarm që bie mbi prokurorët dhe gjyqtarët, të cilët duhet që përballë rasteve të tilla të mos kenë aspak mëshirë, por t’i ndësjkojë maksimalisht sipas ligjit, pais të tillë persona janë ata që me veprimet e tyre po dëmtojnë shoqërinë tonë.

Një kriminel që nuk pendohet është i destinuar të përballet me forcën e ligjit, me dënimin maksimal, për t’i treguar të gjithëve se forca e drejtësisë do të bjerë mbi këdo që kryen të tilla vepra.