13 zyrtarë të Policisë së Shkodrës janë proceduar penalisht, disa prej tyre janë vënë nën arrest shtëpie dhe të gjithë janë pezulluar nga detyra, pasi është zbuluar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën.
Mësohet se duke bërë veprime dhe mosveprime, ata kanë abuzuar me kompetencat që kanë patur nga detyra funksionale, kanë favorizuar kultivimin e bimëve narkotike në Njësinë Administrative Ana e Malit Shkodër, si dhe kanë neglizhuar me dashje marrjen e masave të domosdoshme për parandalimin, evidentimin e kultivimit dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre, duke krijuar kështu kushte të favorshme për largimin e tyre.
Konkretisht janë marrë masat për:
Hajri Kushe – Zëvendësdrejtor i krimeve në Qarkun e Shkodrës (Pezullim nga detyra dhe ndalim për të dalë jashtë vendit);-Dedim Gjeta – Shef krimesh, ish shef i komisariatit të Shkodrës, aktualisht shef rendi i Lezhës (Ndalim dalje jashtë shtetit);
-Pëllumb Shpati – Ish shef krimesh në Shkodër, aktualisht polic në fushën e Krimit Ekonomik (Arrest shtëpie);
-Ilir Hasaj – Shef i SPZ Shkodër me gradë komisar (Ndalim dalje jashtë shtetit);
-Taulant Kurtaj – Arrest shtëpie;
-Asllan Shytaj – Ndalim dalje jashtë shtetit;
-Arben Memaj – Ndalim dalje jashtë shtetit;
-Arben Dekovi – Ndalim dalje jashtë shtetit;
-Vehbi Nase – Pezullim i ushtrimi të detyrës;
-Gjin Guri – Pezullim i ushtrimi të detyrës;
-Nazmi Beqiri ¬- Pezullim i ushtrimi të detyrës;
-Sokol Pjetri – Pezullim i ushtrimi të detyrës;
-Ardis Çoçja – Pezullim i ushtrimi të detyrës; Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka bërë thirrje që qytetarët të denoncojnë shkeljen e ligjit ose abuzimin nga ana e punonjësve të policisë në numrin: 0800 90 90.