Ndërtuesi Fatmir Bektashi është paraqitur sërish në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku do të pyetet në lidhje me privatizimin e kompleksit Partizani.
Ai akuzohet për korrupsion aktiv dhe ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “detyrim paraqitje”, teksa i arrestuar për këtë privatizim është Jamarbër Malltezi.
GJKKO ka dhënë masë sigurie “detyrim paraqitje” edhe për ish-kryeministrin Sali Berisha, por ky i fundit nuk pranon të paraqitet në gjykatë deri në momentin që të merret leje nga Kuvendi. Si Berisha dhe Malltezi kanë kërkuar shuarjen e masave të sigurisë dhe përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, por kërkesat e tyre nuk janë pranuar.