Familjarët e denoncuan të zhdukur, çfarë deklaronte Arben Ahmetaj: Daniel Shima u kërcënua nga Rama që të mbyllte gojën

Familjarët e Daniel Shimës, pasditen e kësaj të mërkure kanë denoncuar në Komisariatin nr.1 të Policisë se kanë humbur kontaktet me të.

Daniel Shima ka mbajtur më parë postin e zëvendësdejtorit të Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)

Më herët, Shima është thirrur për t’u pyetur në SPAK në lidhje me tenderat e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

“Danieli u kërcënua”, çfarë deklaronte Arben Ahmetajt 

Më 27 korrik 2024, ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj deklaronte se Daniel Shima ishte kërcënuar nga vetë krtyeministri Rama që sipas tij të mbyllte gojën.

“AKSHI është tmerr. Danieli është kërcënuar. Tani ata që e kuptojnë e dinë shumë mirë që të mbylli gojën. Danieli është kërcënuar nga vetë kryeministri që të mbyllë gojën. Le të dalë e të bëjë batuta, jo tha…” shprehet për Syri TV, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj.

Zhdukjen e Daniel Shimës në Polici e ka denoncuar nëna e tij, pasditen e sotme.

Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç. Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij“, njoftoi policia.