Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit është kthyer sërish në Theth ku do të vijoj prishja e ndërtimeve pa leje.
Ky është aksioni i dytë brenda pak muajvë ku në muajin korrik në zonën e Thethit u prishën rreth 70 ndërtime, një aksion që u shoqërua me protesta nga banorët, të cilët i kërkuan qeverisë më shumë kohë, të paktën deri në përfundim të szezonit turistik.
Mëngjesin e kësaj të shtunë, inspektorët e IMT-së kanë “zbarkuar” në terren së bashku me fadromat, ndërsa janë parashikuar që të prishen rreth 30 ndërtime të tjera.
Kujtojmë se në pikun e sezonit turistik, qeveria dërgoi fadromat në Theth ku u prishën dhjetëra ndërtime, duke sjell edhe revoltën e banorëve të zonës, shumë prej të cilëve i dhanë edhe votën PS në 11 Maj.
Banorët kanë akuzuar qeverinë për hipokrizi, duke u shprehur se shteti që i ftoi të investonin tani po ju shaktërron mundin e shumë viteve.