Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Evis Sala, ka dhënë dorëheqjen.
Mësohet se Sala ia ka komunikuar vendimin Ramës këtë të mërkurë gjatë mbledhjes së qeverisë.
Deri tani nuk dihen arsyet e dorëheqjes, por Sala ka deklaruar “do të vijojë projektet e saj akademike”. Ndërkohë pritet që Evis Sala të ketë një deklaratë nga ku do sqarojë motivet e dorëheqjes.
Në kohën që mori drejtimin e ministrise, Sala tha se me këtë post që ka marrë i është futur një oqeani të madh ndërsa kujtoi si emergjencë rimbursimin e barnave onkologjike.
Sala, mjeke radiologe, ka një karrierë të lidhur me institucione të njohura mjekësore dhe universitare jashtë Shqipërisë, përfshirë Universitetin e Kembrixhit, Memorial Sloan Kettering Cancer Center në Nju Jork dhe Policlinico Gemelli në Romë.