Euro prek fundin, barazohet me lekun

Monedha europiane gati është barazuar ditën e sotme me lekun, ku 1 euro është këmbyer me 100 lekë.

Rënia e lirë e Euros po ndiqet me ritme të ngjashme edhe nga valutat e tjera kryesore, të cilat sipas ekspertëve ndikohen nga monedha europiane.

Përveç eksportuesve ata që ndikohen më shumë nga rënia e euros, janë  shumë të moshuar dhe qytetarë që jetojnë me anë të remitancave. Gjithashtu edhe qytetarët e tjerë që kanë rrogat apo të ardhurat në euro, po kalojnë vështirësi financiare.

Banka e Shqipërisë duket se nuk ka më fuqi të ndalojë këtë rritje të “çmendur” të lekut ndaj euros. Faktet tregojnë që në tregun valutor shqiptar qarkullon shumë monedhë europiane.

Edhe dollari Amerikan tashmë duket drejt rënies poshtë kuotës së 90 lekëve, në nivelin më të ulët që prej fundit të vitit 2008.