Euro bën revansh, forcohet me 2.6 lekë brenda ditës

Pas një rënie të vazhdueshme sa u barazua me lekun, euro më në fund ka filluar të rritet në tregun valutor.

Vlera e monedhës europianë është forcuar me 2.6 lekë brenda ditës.

Kujtojmë se një javë më parë Euro preku minimumin historik, e së bashku me të edhe dollari amerikan i cili u këmbye me 90 lekë.

Banka e Shqipërisë ka mbajtur pak ditë më parë ankandin e radhës për blerjen e eurove në treg, megjithatë sipas ekspertëve blerjet e saj nuk janë faktor përcaktues.

Mësohet se janë bankat e nivelit të dytë që kanë nisur blerjet e mëdha të monedhës europiane me kërkesë të klientëve të tyre, duke pritur ndoshta të ulej në këto nivele. Janë tregtarët e importeve që kanë nisur blerjen në sasi të mëdha të eurove, duke dalë sërish shumë të fituar nga e gjithë situata.

Sot edhe dollari amerikan është rritur me 1.8 lekë duke shkuar në 94.23 lekë. Rritjen më të madhe brenda ditës e ka patur paundi britanik me 3.17 lekë.