Ish-deputeti Ervin Salianji ka mbledhur sot mbështetësit demokratë në Durrës, ku pjesë e saj kanë qenë edhe strukturat drejtuese të degës së PD-së në këtë qytet.
Mes pjesëmarrësve janë kryetari i grupit të këshilltarëve të PD në Bashkinë Durrës dhe ish-drejtues i Foltores, Tan Burgia; nënkryetarët e Degës Vis Shuaipi; ish-deputeti Pëllumb Berisha; sekretari i Degës Arlind Boshku; sekretari organizativ Nikolin Radovani; si edhe Luan Hoti, kryetari i fundit i zgjedhur me votë.
Gjithashtu pjesë e takimit janë edhe disa nga kandidatët më të votuar në 11 Maj, që nuk arritën të merrnin mandatin e deputetit, si Ilir Alimehmeti, Aulon Kalaja e Ndrec Pjetri.
Ndërkohë, në telefonat e anëtarëve të PD-së në Durrës ka shkuar një mesazh ku thuhej se persona të paautorizuar kanë shpërndarë një njoftim për takim me strukturat, të cilët nuk kanë të bëjnë as me PD-në dhe as me agjendën e saj.