Ervin Demo kandidat i PS për 11 Majin, zgjidhet kryetari i komanduar i Bashkisë Berat

Ervin Ceca është komanduar në krye të Bashkisë së Beratit, pasi Ervin Demo u dorëhoq ndërsa tashmë ai është kandidat zyrtar i PS në zgjedhjet e 11 Majit. Demo dha dorëheqjen dy ditë më parë si kryebashkiak i Beratit teksa është në listën e sigurt të PS në këtë qark.

Kujtojmë se dje drejtuesit politikë dolën në selinë rozë dje prezantuan kandidatët në listën e mbyllur dhe të hapur.

Kryeministri Edi Rama ka vendosur në fund që të futet në lista dhe të udhëheqë listën e Tiranës, në të cilën ka vendosur edhe pjesën më të madhe të ministrave.

Në listat e Partisë Socialiste nuk mungojnë as persona që kanë “llogari të hapur” me SPAK, si Olta Xhaçka, Klotilda Bushka, Plarent Ndreca dhe Ceno Klosi.