Erion Veliaj favorizon LGBT-në për kreditë e buta: Përfiton më lehtë nëse je pjesë e komunitetit, të ulen pikët nëse mban prindërit

Nëse je pjesë e komunitetit LGBT, ke më shumë mundësi që të marrësh kredi të butë nga Bashkia e Tiranës. E kundërta ndodh nëse do të jetosh me prindërit në një banesë, pasi të ulen pikët dhe mund të përjashtohesh nga kjo skemë.

Këto janë 2 nga disa kriteret që ka publikuar Bashkia e Tiranës për programin e strehimit social “Subvencionimin e interesave të kredisë”.

Në formulën e pikëzimit shihet se të shtohen 2 pikë nëse deklaron se je homoseksual, por të zbriten 6 apo 7 pikë nëse jeton me prindërit. Pra, një çift heteroseksual ka më pak mundësi të marrë kredi të butë në krahasim me një çift homoseksual.

Kjo formulë u miratua nga Këshilli Bashkiak pa debat, vetëm me votat e mazhorancës, teksa Endri Shabani i Nismës Thurje ka deklaruar se do ta çojë këtë çështje në Prokurorinë e Posaçme.