Epike! Lulzim Basha kërkoi të ndërrojë shokët e “bankës”, zbardhet kërkesa drejtuar Lindita Nikollës

Ditën e sotme Lulzim Basha ka depozituar në SPAK një padi ndaj kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla për shpërdorim detyre. Kjo pasi Nikolla pranoi kërkesën e Gazment Bardhit për rikthimin në grupin parlamentar të PD, të deputetëve të përjashtuar nga Lulzim Basha.

Por në padinë e Bashës ndaj Nikollës bie në sy edhe një kërkesë që kjo e fundit nuk ia ka marrë parasysh dhe që lidhet me ulëset e Kuvendit. Lulzim Basha ka kërkuar që të mos ketë më afër Gazment Bardhin dhe në vend të tij të ulet deputeti Arbi Agalliu. Kjo kërkesë është bërë në tetor të 2023 por duket se Basha nuk ka marrë asnjë përgjigje nga kryeparlamentarja Nikolla.

Gjithashtu kërkon që në vendin e Agron Gjekmarkajt, të ulet deputeti Kreshnik Çollaku. Rikujtojmë se rrugët mes Bashës dhe Bardhit janë ndarë tashmë zyrtarisht me këtë të fundit që iu bashkua grupit të Rithemelimit, të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Më datë 11.10.2023, Grupi Parlamentar i Partise Demoktratike, përfaqësuar nga Kryetari Lulzim Basha, ka përcjellë disa ndryshime në vendet dhe uljen per disa nga deputetët anëtar të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike si me poshtë vijon: – Z. Arbi Agalliu zë vendin e z.Gazmend Bardhi dhe anasjelltas, -Z. Kreshnik Collaku zë vendin e z.Agron Gjekmarkaj dhe anasjelltas. Në koordinim me deputetë të tjerë ndryshimin e vendeve si me poshtë: – Z.Selaudin Jakupllari zë vendin e z.Lefter Gështenja dhe anasjelltas, – Znj.Andia Ulliri ze vendin e  z.Allan Dogjani dhe ansjelltas,- Znj.Merita Bakiu ze vendin e z.Saimir Korreshi dhe anasjelltas” –thuhet në padinë që Basha bëri në SPAK pas pranimit të deputetëve të përjashtuar në grupin parlamentar të PD.