Enrique Iglesias njofton albumin e fundit muzikor të karrierës së tij

Këngëtari Enrique Iglesias ka njoftuar të gjithë fansat e tij, se albumi i ri që pritet të publikohet, do të jetë edhe i fundit i karrierës së tij 30 vjeçare, në industrinë e muzikës.

“Është mbaruar. Në fakt do të dalë në shkurt. Ka përfunduar plotësisht. Ajo që unë dua të bëj është të xhiroj një ose dy video menjëherë përpara pjesës së dytë të turneut dhe ta publikoj. Kam shumë vite që punoj në këtë album. Dhe për mua ishte gjithmonë siç thashë, albumi im i fundit. Ky është ai. Nuk do të bëj më albume.” – u shpreh artisti për “Today”.

Pas kësaj deklarate, fansat e artistit fitues të çmimit “Grammy”, u shprehën të shqetësuar nëse kjo nënkuptonte edhe fundin e karrierës muzikore të këngëtarit, por Iglesias është shprehur se nuk do të ndalojë së bëri muzikë.