Athina Bushi është 72 vjeçarja, e cila humbi jetën tragjikisht paraditen e kësaj të marteje.
Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me rrethanat e aksidentit dhe sqaron se një autobot përplasi motomjetin elektrik me të cilën udhëtonte 72 vjeçarja. Kjo e fundit si pasojë e plagëve ka humbur jetën.
Ndërkohë shoferi i autobotit është shoqëruar në Komisariat për tu marrë në pyetje.
“Rreth orës 10:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, automjeti (autobot) me drejtues shtetasin A. B, rreth 52 vjeç, dyshohet se ka përplasur motomjetin elektrik me të cilin lëvizte shtetasja A. B., rreth 72 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.