EMRI/ Vritet me thikë 22 vjeçari shqiptar në Londër, arrestohen dy vajza dhe një djalë si autorë të ngjarjes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër gjatë fundjavës së kaluar ku një 22 vjeçar është vrarë me thikë.

BBC shkruan se viktima është i riu, Lorik Abazi, i cili u gjet i plagosur në Hesterman Way, të dielën dhe, pavarësisht përpjekjeve mjekësore, ai vdiq në spital.

Ndërkohë media britanike bën me dije se janë arrestuar autorët e dyshuar të ngjarjes, dy vajza 25 vjeçe dhe një 28 vjeçar.  Megjithatë njëra prej vajzave është liruar me kusht nga policia.

Detajet e ngjarjes së rëndë janë ende të panjohura për autoritetet në Londër, por mësohet se gjithçka ka ndodhur pas një konflikti.

Raportohet se dy të rinj të tjerë kanë mbetur të plagosur me thikë.

Familja e Lorikut ka shpërndarë një deklaratë të ndjerë, duke përshkruar të riun si “një person të kujdesshëm, të zgjuar, me një sens të bukur humori dhe me një të ardhme të ndritur përpara, por që iu pre në mes”.