EMRI/ Vrau me thikë rivalin rumun për pazare droge, arrestohet shqiptari i dënuar me 22 vite burg

Një operacion i policisë italiane çoi në kapjen e një 36-vjeçari shqiptar, i dënuar për vrasjen e një rumuni, e cila ndodhi për shkak të rivalitetit të lidhur me trafikun e drogës.

Shqiptari Besmir Toja akuzohet për vrasjen me dashje të shtetasit rumun Mihaita Radu, ngjarje kjo që ka ndodhur në shkurt 2020. Ai është dënuar me 22 vite burg e 9 muaj burg.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se vrasja ndodhi për kontrollin e trafikut të drogës, i cili ka trazuar zonën e qetë të Fermos dhe Porto Sant’Elpidio.

Më 17 shkurt 2020, zbulimi i trupit të pajetë të një 36-vjeçari rumun, i vrarë me thikë, ka alarmuar menjëherë policinë. Viktima, një kriminel i dënuar më parë ishte vrarë me goditje të shumta në shpinë, një krim brutal që tronditi komunitetin vendas.

Hetimet, të nisura menjëherë pas vrasjes, ishin veçanërisht komplekse dhe përfshinin përdorimin e teknikave të avancuara të hetimit. Karabinierët punuan pa u lodhur, duke analizuar regjistrimet e kamerave të vëzhgimit, tabulatet e telefonit dhe duke shqyrtuar të njohurit e dy kriminelëve të përfshirë. Falë këtyre hetimeve të imtësishme, u bë e mundur identifikimi i autorit të krimit, i cili ishte arratisur.

5 vite më pas ai është arrestuar dhe është dërguar në burg për të vuajtur dënimin e tij.