Ka humbur jetën 30 vjeçari Gazment Gropa, i cili u aksidentua një ditë më parë në aksidn Fier-Patos teksa po lëvizte me motor.
30-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë, por pas disa orësh nuk arriti t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Si pasojë e aksidentit mbetën të lënduar edhe dy persona të tjerë, drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të, por ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ky aks rrugor gjatë muajve të verës është me trafik mjaft të rënduar, ndërsa nuk kanë munguar edhe aksidentet e shumta.