Arrestohet në Tiranë kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare, i konsiderouar me rrezikshmëri shoqërore.
Në pranga u vu Ilir Kociaj, 59 vjeç.
Ai tentoi t’iu ikte shërbimeve të Policisë në autostradën Tiranë-Elbasan, me një automjet tip “Audi Q5”, por kjo përpjekje rezultoi e kotë.
Ilir Kociaj (Koçiaj) ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.
Ndërkaq, 59-vjeçari iu dorëzua Policisë së Elbasanit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.