EMRI/ Tentoi të largohej nga vendi, arrestohet në Rinas 35-vjeçari që i mori 100 mijë euro administratorit të një biznesi nëpërmjet mashtrimit

Një 35 vjeçar, i përfshirë në një skemë mashtrimi ka rënë në prangat e policisë, në tentativë për tu larguar nga vendi.

Rasti i mashtrimit u zbulua një muaj më parë, ku përveç 35 vjeçarit Argen Hoxha, ishin të përfshirë edhe disa persona të tjerë.

35-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, më datë 02.05.2024, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit, një shumë parash, administratorit të një biznesi, shtetasit F. Rr.

Njoftimi i Policisë:

Vihet në pranga një 35-vjeçar, i cili nga hetimet dyshohet se është i implikuar në një rast mashtrimi, të goditur nga Policia, rreth 1 muaj më parë.

Ky shtetas u kap në bashkëpunim me shërbimet e PKK Rinas, në tentativë për t’u larguar nga vendi.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare i DVP Elbasan, si rezultat i hetimeve me metoda proaktive, të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, si dhe i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacionit me shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, ndaloi në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria, shtetasin e shpallur në kërkim policor, A. H., 35 vjeç, banues në Tiranë.

35-vjeçari dyshohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, më datë 02.05.2024, i kanë marrë nëpërmjet mashtrimit, një shumë parash, administratorit të një biznesi, shtetasit F. Rr.

Vijon puna për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të të gjithë autorëve të këtij rasti.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.