EMRI/ Ra në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti në Divjakë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një elektricist ka humbur jetën në Divjakë. Burime për mediat bëjnë me dije se viktima ishte identifikuar si Xhuljo Shtëmbari, i cili ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa ka qenë duke vendosur linjën e re të energjisë elektrike në fshatin Mërtish.

Raportohet se shkak për ngjarjen e rëndë ka qenë një gabim në komunikim pasi Shtëmbarit i është thënë se linja është stakuar dhe ky i fundit është ngjitur të kryejë punime dhe ka mbetur i vdekur në vend nga rryma elektrike.

Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen procedurat për të zbardhur ngjarjen.