EMRI/ Qëndroi dy dekada në arrati, pranga shqiptarit që drejtonte rrjetin e prostitucionit në Itali

Një 52-vjeçar shqiptar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, është arrestuar pas 19 vitesh arrati.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për Durin Lusha, i cili u ndalua në një lokal në Taviano, në provincën e Leçes. Identifikimi i tij u bë i mundur falë një tatuazhi të veçantë në parakrahun e djathtë, të një gruaje gjysmë e zhveshur.

Lusha ishte dënuar me 10 vite burg për drejtimin e një grupi kriminal italo-shqiptar, që shfrytëzonte për prostitucion gra nga Shqipëria dhe vende të tjera të huaja.

Për të shmangur arrestimin, ai kishte ndërruar emrin në dokumentet e identitetit. Autoritetet italiane kanë konfirmuar se shqiptari do të vuajë dënimin në Itali.