Një plagosje me armë zjarri, për motive të dobëta, ka ndodhur në Fier, rreth orës 12:00.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Fermë Çlirim, ku si pasojë ka mbetur i plagosur në krah një 27 vjeçar. Bëhet fjalë për të riun, Mevlud Hasa, i cili është banor i zonës.
Policia ka identifikuar autorin, Gentjan Vrenozi, i cili plagosi në krah Mevlud Hasën dhe po vijon punën për ndjekjen dhe kapjen e tij.
Njoftimi i Policisë:
Plagosi me armë zjarri për motive të dobëta, një 27-vjeçar, Policia identifikon autorin dhe vijon ndjekja për kapjen e tij.
Rreth orës 12:00, në fshatin Fermë Çlirim, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. V., 27 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetasin M. H., 27 vjeç, të dy banues në Fermë Çlirim.
Shtetasi M. H. është dëmtuar në krahë dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Janë ngritur pika kontrolli dhe po punohet për kapjen e shtetasit G. V.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.