EMRI/ Përfshihet nga flakët banesa në lagjen ’29 Nëntori’ në Vlorë, humb jetën i moshuari

Një banesë në Vlorë është përfshirë nga flakët në lagjen ’29 Nëntori’ teksa një i moshuar ka humbur jetën pasi nuk ka dalë dot.

Raportohet se si pasojë e flakëve që përfshinë shtëpinë ka humbur jetën 75-vjeçari, Guri Resulaj. I moshuari ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksimit nga tymi. 

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet. Paraprakisht dyshohet se një shkëndijë elektrike, ka shkaktuar zjarrin që i mori jetën të moshuarit.