EMRI/ Partia Demokratike zyrtarizon emrin e kandidatit për bashkinë Mat

Partia Demokratike ka zyrtarizuar kandidatin e saj për bashkinë e Matit në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.

Avokati Eduard Brahilika është i zgjedhuri i demokratëve për të garuar përballë Altin Bojnit nga Partia Socialiste.

Ndërkohë dy ditë më parë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha njoftoi se do të mbështesnin Florjan Binajn për Bashkinë e Tiranës, i cili në 9 nëntor garon përballë ish-ministres Ogerta Manastirliu.

Kujtojmë se Partia Socialiste zyrtarizoi dje kandidatët për 6 bashkitë e vendit, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme.

Në Tiranë do të jetë Ogerta Manastirliu. Kandidat për Bashkinë e Tepelenës, do të jetë Gramoz Sako, i cili më herët ka qenë në krye të Gardës së Republikës.

Altin Bojni është kandidati që PS ka zgjedhur për Bashkinë e Matit. Në Berat, Ervin Ceca është kandidati i të majtëve në zgjedhjet e 9 Nëntorit.

Në Vlorë, pas dorëheqjes së Ermal Dredhës, deputetja Brunilda Mersini është e zgjedhura e PS për të kandiduar në zgjedhje. Ndërkohë Florenc Doka do të kandidojë në Bashkinë e Cërrikut.