Një aksident tragjik është regjistruar në orët e para të kësaj të shtune në Klos, ku një makinë ka rënë në një përrua.
Mjeti është konstatuar nga banorët e zonës, por në vendngjarje nuk është gjetur asnjë person.
Dyshohet se drejtuesin e mjetit, 30 vjeçarin Jurgen Karaj e ka marrë rrjedha e ujit. Ende nuk dihet nëse i riu udhëtonte i vetëm apo ka pasur edhe persona të tjerë.
Në vendin e ngjarjes ndodhen forcat e policisë si dhe banorë të zonës, të cilët po ndihmojnë në kërkime.
Pritet që edhe policia të dalë me një njoftim zyrtar për ngjarjen.