Një 63 vjeçar, i cili kishte shkuar për peshkim në lumin e Vjosës rezulton i zhdukur që prej datës 16 janar. Ka qenë shoku i 63 vjeçarit, me të cilin kishin dalë bashkë në peshkim që ka bërë denoncimin në polici për Engjell Kananin, ku ka thënë se ka humbur kontaktet me të.
Pas marrjes së informacionit, polumbarët e RENEA-s kanë nisur kërkimet për gjetjen e tij.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori, pasi ka bërë kallëzim shtetasi Sh. S., 64 vjeç, banues në Berat, se në datë 16.01.2025, ka qenë për peshkim në lumin Vjosë, në fshatin Kashishtë, me shokun e tij, shtetasin E. K., 63 vjeç, banues në Berat, dhe më pas ka humbur kontaktet me të. Vijojnë kërkimet në bashkëpunim me Polumbarët e Renea-s për gjetjen e 63-vjeçarit”, thuhet në njoftim.