EMRI/ I zhdukur prej 5 ditësh, gjendet i mbytur në lumin e Shalës babai i 3 fëmijëve

Është gjetur i mbytur në lumin e Shalës Edison Oruqi, i cili rezultonte i zhdukur prej 5 ditësh. Mësohet se kanë qenë familjarët e tij që kanë gjetur trupin e pajetë gjatë kontrolleve që kanë bërë paraditen e kësaj të mërkure ndërsa kërkojnë ndihmën e polumbarëve për të nxjerrë trupin e tij nga uji. Ata vetë e kanë të pamundur për shkak të rrjedhës së ujit në lumin e Shalës.

Oruqi, babai i tre fëmijëve u zhduk në mënyrë misterioze të shtunën teksa ishte duke punur në një bujtinë në zonë.

Dyshohet se personi që e kishte marrë në punë viktimën, pas punës dhe e kishte lënë Edisonin në një gadishull të vogël me rërë dhe jo në destinacion sepse aty nuk arrinte varka.