EMRI/ Humbi kontrollin e automjetit dhe ra në greminë, ndërron jetë 30-vjeçari nga Librazhdi

Ka humbur jetën në Spitalin e Traumës një 30-vjeçar, i cili u aksidetua me makinë dy ditë më parë në Librazhd. Viktima është identifikuar si Esat Xherri.

Ngjarja e rëndë u regjistrua dy ditë më parë në fshatin Zdrajsh, që bën pjesë në Njësinë Administrative Orenjë.

Automjeti doli nga rruga në një kthesë të fortë dhe më pas është rrokullisur për rreth 100 metra në një terren të thepisur.